Kidnapohet një femër në Pejë, njëri nga të dyshuarit me viktimën më pas paraqiten në Polici Foto: Koha / ilustrim

Kidnapohet një femër në Pejë, njëri nga të dyshuarit me viktimën më pas paraqiten në Polici

30 prill 2017 11:57

Të shtunën, në orën 08:45 në Pejë, Policia është njoftuar se një femër është futur me forcë në një veturë nga dy të dyshuar meshkuj.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar se dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar kanë futur me forcë viktimën femër K//Shqiptare në një veturë dhe janë larguar në drejtim të pa njohur”, thotë Policia, raporton Koha.net.

Ndërkaq, Policia thekson se gjatë ditës, njëri nga të dyshuarit bashkë me viktimën është paraqitur në stacionin policor.

I njëjti, me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë gjendet në arrati.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme