Kronikë

Një trup i pajetë gjendet në afërsi të lumit Ibër

Një trup i pajetë i një personi ende të paidentifikuar është gjetur të enjten pasdite në afërsi të lumit Ibër nga ana veriore e Mitrovicës.

Njësitë e hetuesisë janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar hetimet, ndërkohë që pritet të vijnë edhe përfaqësues të Institutit të mjekësisë ligjore.

Zëvendës drejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Besim Hoti, ka konfirmuar rastin për KosovaPress, por nuk ka precizuar identitetin dhe as motivin, duke thënë se detaje tjera pritet të bëhen të ditura më vonë.