Kronikë

Vdes motoçiklisti 19 vjeçar që u aksidentua me një veturë në Drobesh të Vitisë

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka marrë një informatë se mbrëmë rreth orës 21:00 ka ndodhur një aksident trafiku.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se automjeti “Opel Combo” me tabela 06, drejtuar nga vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës, duke lëvizur në relacionin Smirë-Viti, me të arritur te rruga e fshatit Drobesh, doke mos përshtatur shpejtësinë e automjetit afër vendkalimit të këmbësorëve, godet motoçikletën “MBK Roller” drejtuar nga vozitësi po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës i moshës rreth nëntëmbëdhjetë vjeç.

“Me këtë rast, nga lëndimet si pasojë e goditjes, motoçiklisti ndërron jetë në vendin e ngjarjes. Këtë e konstaton mjeku kujdestar i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Viti”, thuhet në një njoftim për media të Policisë së Gjilanit, raporton Koha.net.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident të ndalet për 48 orë, kurse trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.