Kronikë

Gjenden mbetje mortore, dyshohet të jenë nga lufta

Një person ka gjetur mbetje mortore-kafkë e cila dyshohet të jetë e njeriut e mbetur nga koha e luftës.

Sipas njoftimit të policisë, mbetjet janë gjetur në një rrugicë në pyll në fshatin Llukar të Prishtinës, ndërkaq vendi i ngjarjes është siguruar nga njësiti patrullues i policisë, transmeton Koha.net.

Njoftohet se për hetime të mëtejme ajo kafkë është marrë nga njësiti për hetimin e krimeve të luftes dhe personave të zhdukur.