Kronikë

Një 60 vjeçar dyshohet se është vetëvrarë në Viti

Një burrë 60 vjeçar dyshohet se është vetëvrarë gjatë ditës së sotme në Viti.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mund të konfirmoj se një person i lindur më 1959, pra 60 vjeçar dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Ai është gjet në shtëpinë e tij. Kjo ka ndodhur gjatë ditës së sotme e informacione më të detajuara nuk kemi. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion. Nuk dihen ende motivet, por është duke u punuar në atë drejtim”, ka thënë Hashani.