Kronikë

Zjarri dëmton 400 fidanë në Podujevë

Foto: Ilustrim

Në fshatin Sfeqël të Podujevës raportohet se nga zjarri janë dëmtuar 400 fidanë, transmeton Koha.net.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30, transmeton Koha.net.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga zjarri i është përfshirë një sipërfaqe pemishte me ç’rast i janë dëmtuar 400 fidanë. Në lidhje me rasti është intervistuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.