Kronikë

Deshën bërllokun, dogjën pyllin

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lipjan disa të dyshuar të panjohur ia kanë vënë zjarrin mbeturinave e më pas është përfshirë nga zjarri edhe pylli.

Sipas njoftimit, njësitë përkatëse policore si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje, me ç’rast kanë lokalizuar zjarrin.

Nuk raportohet për të lënduar, transmeton Koha.net.