Kronikë

I humb paratë, inskenon grabitjen në shtëpinë e tij

Foto: Ilustrim

Hetuesit e sektorit të hetimeve rajonale në Ferizaj kanë arrestuar të dyshuarin A. H. 39 vjeçar, me dyshimin e bazuar se ai me qëllim të mbulimit të humbjes të parave në biznes, kishte inskenuar rastin e vjedhjes së rëndë në shtëpinë e tij ditë më parë.

I dyshuari A.H. më 21 mars kishte paraqitur në polici rastin e vjedhjes së rëndë në shtëpinë e tij duke deklaruar se persona të panjohur ia kanë vjedhur 21 mijë e 700 euro dhe 500 franga zvicerane.

Hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin në prani të avokatit mbrojtës si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit nga vet ai me qëllim të arsyetimit para familjarëve për humbjen e parave në biznes.

Me vendim të prokurorit të shtetit,i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.