Kronikë

Nën ndikim të alkoolit sulmon gruan dhe demolon shtëpinë

Descriptive Text

Policia në Klinë ka arrestuar një person pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar gruan e tij, si dhe ka thyer e demoluar disa orendi në shtëpi, transmeton Koha.net.

Sipas raportit të Policisë, nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë e gjuetisë me 20 fishek, ndërsa pas intervistimit i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.