Kronikë

Policia lokalizon një mjet të pashpërthyer në Podujevë

Descriptive Text

Në Podujevë, Policia e Kosovës ka lokalizuar një mjet të pashpërthyer. Rastin e ka lajmëruar një banorë pasi që i njëjti ka hasur në mjetin e dyshimtë në kopshtin e tij, transmeton Koha.net.

Sipas raportit, policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it amerikan e ka tërhequr mjetin e dyshimtë në mënyrë të sigurt.