Kronikë

Polici e mohon vrasjen në kazino

Avokati Emrush Kastrati i cili po e mbron rreshterin, Sh. S. pas arrestimit për shkak të dyshimeve për vrasjen në Suharekë, ka konfirmuar se klienti i tij është ndaluar për 48 orë.

Sipas tij, hetuesia ende nuk ka asnjë provë konkrete që e inkriminon klientin e tij.

Vrasjen në kazino dyshohet se e ka bërë një zyrtar policor, Policia e arreston

“Hetuesia ende nuk ka asnjë provë konkrete që dëshmojnë se klienti im e ka kryer vrasjen. Nga bastisja e shtëpisë, banesës, veturës ku kam qenë edhe unë prezent nuk ka asnjë gjurmë që e vërteton se klienti im e ka kryer këtë vepër”, ka thënë ai për Kohën Ditore.

Sipas tij, polici gjatë intervistimit e ka mohuar se ka shtënë.

“Absolutisht e mohon. I vjen shumë keq për rastin. Ai me viktimën njihen që 10 vjet por asgjë të keqe s’kanë pasur”, ka theksuar ai.

Sipas tij, hetuesia ka nisur hetime për klientin e tij vetëm pse ka qenë i pranishëm pak para vrasjes në kazino.

“Vetëm pse ka qenë aty. Edhe ai është larguar dhe si duket me vonë ka ndodhur vrasja”, ka thënë ai.