Kronikë

Zhduket një i mitur në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës njofton për një të mitur të zhdukur.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, rruga “Rozafa”.

Rastin në Polici e ka raportuar dje vëllai i të zhdukurit. Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se i zhdukuri është i mitur, dhe që kur ka dalë nga shtëpia, ditë më parë, nuk është kthyer më, transmeton Koha.net.

Policia thotë se po e heton rastin.