Kronikë

Policia jep detaje për përleshjen në Mitrovicën e veriut

Foto: Ilustrim

“Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”, e ka cilësuar Policia e Kosovës sulmin që ndodhi ndaj dy serbëve të rinj në veri të Mitrovicës.

Në raportin e policisë, bëhet e ditur se këta dy persona i ka sulmuar një shqiptar dhe disa persona tjerë. Në mesin e të dyshuarve, më vonë kanë evidentuar edhe një serb e një boshnjak.

Kossev: Dy të rinj serbë sulmohen nga shqiptarët në Mitrovicën veriore

“Dy viktima meshkuj K/Serbë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe disa persona tjerë të panjohur. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Si të dyshuar janë evidentuar dhe një mashkull K/Serb dhe një mashkull K/Boshnjak. Me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.