Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar që t’i ndërpritet masa e paraburgimit të dyshuarit Hysri Peqani- Burdushi.
Avokati i Burdushit, Asdren Hoxha ka thënë se ende nuk e di nëse gjykata ka vendosur ose jo të ia ndryshojë masën por ka konfirmuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren.
“Nuk e kam ende vendimin dhe nuk mund ta them me siguri që i është ndryshuar masa. Ajo çka e di unë është që Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar që mas e paraburgimit t’i zëvendësohet me masën e paraqitjes në polici”, ka thënë ai.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala. Ai ka deklaruar se një kërkesë të tillë e anë bërë pasi që Kodi i Procedurës Penale i obligon, transmeton Koha Ditore.
“Rrethanat nuk kanë ndryshuar fare por veprat penale për të cilat hetohet i dyshuari janë të dënueshme deri në 5 vjet. Për të tilla vepra Kodi i Procedurës Penale obligon që masa e paraburgimit për peronat që hetohen për këto vepra para ngritjes se aktakuzës të mos jetë me e gjatë se katër muaj”, ka thënë ai.
Ditë me parë mediat kanë raportuar se Burdushi ka tentuar të vetëvritet në qendrën e paraburgimit. Megjithatë kryeprokurori Shala ka mohuar që kjo t;i këtë shtyrë që të kërkojnë zbutjen e masës ndaj tij.
-
Nga: Saranda Ramaj
-
15 mars 2019 17:04
-
Shpërndaje në: