Kronikë

Arrestohet i dyshuari për vjedhje në një xhami të Vushtrrisë

Foto: Driton Paçarada / Koha

Në Vushtrri është arrestuar një person i dyshimtë për një vjedhje të datës 9 shkurt të këtij viti në një xhami në një fshat të kësaj komune.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që është identifikuar përmes kamerave se ka kryer vjedhje në xhaminë e fshatit”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.