Kronikë

Prindi ankohet në polici, akuzon arsimtaren se ia rrahu djalin

Foto: Koha

Një person është ankuar në Polici të Kosovës duke raportuar se djali i tij është rrahur nga arsimtarja e shkollës.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë, teksa në raportin 24-orësh policia s’ka bërë të ditur për cilën shkollë bëhet fjalë.

Rasti është duke u hetuar, sipas policisë.