Kronikë

Pronarët e shtëpisë së vjedhur në Mitrovicë rrëmbejnë hajnat e dyshuar, zbulohen nga Policia dhe arrestohen

Foto: Driton Paçarada / ilustrim

Në rrugën "Ukshin Kovaqica" në Mitrovicë, dje në orën 17:31, policia njofton se dy persona janë rrëmbyer dhe futur me dhunë në një veturë, pasi dyshohet se ata kishin vjedhur në shtëpinë e rrëmbyesve.

Njësitë policore, gjatë patrullimit kanë gjetur veturën e dyshuar në oborrin e një shtëpie, po ashtu edhe dy të dyshuarit, të cilën kanë pranuar se kanë rrëmbyer dy viktimat meshkuj, me arsyetimin se kanë vjedhur në shtëpinë e tyre.

“Dy viktimat i kishin futur në një podrum, por të njëjtit kishin ikur nga aty. Njëri nga viktimat si pasojë e rrahjes fillimisht ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal Mitrovicë, e më pas dërgohet për tretman mjekësor në QKUK-së”, njofton Policia e Kosovës.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.