Kronikë

Arrestohet një i mitur në Drenas, theri një tjetër

Descriptive Text

Një person i mitur është arrestuar në fshatin Terdec të Drenasit, i cili pas një mosmarrëveshje kishte goditur me thikë viktimën gjithashtu i mitur mashkull.

Viktima fillimisht ka marrë tretman mjekësor në qendrën shëndetësore të Drenasit, e më pas dërgohet për trajtim të mëtejmë mjekësor në QKUK.

Rastit iu kanë përgjigjur njësitë relevante policore të cilët kanë konfiskuar thikën që dyshohet se është përdorure në rast.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë.