Kronikë

Shkelet me veturë një fëmijë në Rahovec

Në Rahovec dje ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy vetura, me ç’rast është shkelur edhe një fëmijë, këmbësore.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor në QKUK, derisa njëri nga ngasësit është ndalur në mbajtje, transmeton Koha.net.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori fëmija femër shqiptare shtetase e Shqipërisë, e cila është në tretman mjekësor në QKUK”, thotë PK. “Në lidhje me rastin ngasësi i veturës që fillimisht e ka shkaktuar aksidentin, mashkull K/Shqiptar me vendim të prokurorit ndalohet në mbajtje”.