Kronikë

Rrahje masive në Prishtinë, një i arrestuar

Foto: Ilustrim

Një rrahje masive ka ndodhur më 3 mars në Prishtinë në sheshin “Edith Durham” rreth orës 21:58.

Në këtë rrahje raportohet se janë përdorur edhe mjete të forta, transmeton Koha.net. E me këtë rast është arrestuar një person.

“Viktima mashkull K/Shqiptar me datën 06.03.2019 ka raportuar se ishte rrahur me disa persona ku ishin përdorur edhe mjete të forta. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.