Kronikë

Lëndohen dy persona në Pejë pasi sulmohen me armë nga dy të tjerë

Descriptive Text

Në Pejë dy persona kanë pësuar lëndime trupore pas një sulmi me armë nga dy burra të maskuar, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Rasti ka ndodhur në Pejë në rrugën Agim Binak Qelaj më 4 mars në ora 01:16, transmeton Koha.net.

“Është raportuar se dy persona viktimat meshkuj K/egjiptianë janë sulmuar fizikisht nga dy persona të maskuar të cilët mbanin armë. Gjatë sulmit njëri nga viktimat kishte arritur t’ia merrte armën (pistolete me gaz) njërit prej të dyshuarve. Arma është konfiskuar nga policia, kurse të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur”, thotë PK.

Viktimat si pasojë e sulmit fizik kanë marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore.