Kronikë

Kapen në Lezhë 700 kg narkotikë, disa të arrestuar

Dy operacione anti-drogë kanë çuar në sekuestrimin e 700 kilogramëve kanabsis sativa në qarkun e Lezhës.

Pasditen e së mërkurës, siç transmeton TCH, u finalizua nga policia në bashkëpunim me prokurorinë operacioni “Epilog”, që rezultoi me kapjen e 300 kg marijuanë e fshehur në një banesë në Ishull Lezhë.

Droga ishte futur në bidonë plastikë dhe thasë. Në pranga ra shtetasi Pjetër Toni, 58 vjeç dhe u shpallën në kërkim dy persona të tjerë.

Më herët, po në këtë rajon u sekuestruan në një operacion të ngjashëm 400 kilogramë kanabis sativa. Disa persona u arrestuan dhe të tjerë u shpallën në kërkim.

Për të dyja rastet, materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës.