Kronikë

Sulmon me veturë policin, policia në ndjekje të tij

Në fshatin Izbicë, Skenderaj, të martën, një i dyshuar i panjohur gjersa ishte duke drejtuar veturën, në një pikë kontrolli nuk ka përfillur urdhrat për ndalje.

Veç kësaj, ai ka tentuar që me veturë ta godas njërin nga zyrtarët policor, njofton kumtesa policore.

I dyshuari është arratisur, ndërsa njësit policore gjatë hetimit kanë gjetur dhe konfiskuar veturën e braktisur me të cilën i dyshuari kishte kryer veprën, transmeton Koha.net.

Njësit policor janë në kërkim të personit të dyshuar.