Kronikë

Vdes aplikanti për FSK i aksidentuar nga treni

Descriptive Text

Ka vdekur 20 vjeçari që ditë më parë kishte pësuar një aksident trafiku në linjën hekurudhore Pejë – Prishtinë.

“Mbrëmë rreth orës 23:30, kemi pranuar informatën se ka ndërruar jetë personi I.H mashkull, 20 vjeç, i cili ishte duke u trajtuar në Repartin e kujdesit intensiv në QKUK”, thotë PK, transmeton Koha.net.

20 vjeçari që u godit nga treni kishte shkuar të aplikonte për rekrut në FSK

Viktima ka qenë i lënduar rëndë në aksidentin e trafikut që ndodhi me datën 21 shkurt 2019, në linjën hekurudhore Pejë – Prishtinë, respektivisht në segmentin që kalon përreth kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të Prokurorit të shtetit.