Kronikë

Policia me aksion ndaj kundërvajtësve që përdorin xhamat e errët në vetura

Descriptive Text

Policia e Kosovës vazhdon angazhimin në realizimin e planeve konkrete policore, që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Njësitë në policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve vazhdojnë edhe me patrullime lëvizje duke u përqendruar në identifikimin e kundërvajtësve, me theks të veçantë në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Vetëm gjatë kësaj periudhe kohore të këtij viti nga njësitet policore janë shqiptuar rreth 1650 ( njëmijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) tiketa ndaj kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre.