Kronikë

Arrestohet një person i cili dyshohet se sulmoi njërin e më pas i grabiti para

Foto: Koha / ilustrim

Dje në Dragash hetuesit policorë pas një pune hetimore të njësiteve relevante të mbështetur nga hetues rajonal, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar (O. M.), i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘grabitje’.

“Personi i dyshuar, tashmë i arrestuar, dyshohet të jetë përfshirë në një rast të ndodhur me 20 shkurt 2019 në fshatin Bellobrad të Dragashit. I dyshuari përmes përdorimit të forcës e ka sulmuar viktimën me një mjet të mprehtë (thikë), duke i shkaktuar lëndime serioze trupore, ku ka arritur qe t’ia marrë viktimës një shumë të parave”, thuhet në raport të policisë nga Prizreni.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë.