Konfiskohen qindra kilogramë drogë nga Policia e Kosovës Foto: Koha / arkiv

Konfiskohen qindra kilogramë drogë nga Policia e Kosovës

26 prill 2017 14:19

Policia e Kosovës ka ndërmarr një operacion të gjerë përmes së cilit ia ka dalë që të konfiskojë disa qindra kilogramë substanca narkotike.

Veç konfiskimit të substancës narkotike, në këtë aksion janë arrestuar edhe disa persona si të dy dyshuar.

Për këtë operacion, më gjerësisht Policia e Kosovës do të njoftojë përmes një konference për media të planifikuar për në orën 15:30 të ditës së sotme.

“Në këtë konferencë do të informoheni me detajet lidhur me hetimin dhe arrestimin e personave të dyshuar, që ndërlidhen me operacionin policor të realizuar në dy rajone”, thuhet në njoftimin policor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme