Kronikë

Humbi mbi 850 euro në bastore, deklaroi rrejshëm se ia vodhën

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, përkatësisht në stacionin policor Istog, përmes telefonit shtetasi shqiptar i Kosovës E.U. (1996) kishte njoftuar policinë se më datë 12.02.2019 rreth orës 05:30 në fshatin Kaliqan komuna e Istogut, kinse përderisa ishte duke e mbyllur lokalin e tij ‘bastore sportive’ një person i pa njohur e kishte goditur, me ç’rast nga viktima E.U. kanë marrë 877.00 euro, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Njësitet përkatëse të policisë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe lidhur me rast është informuar prokurori i shtetit për të koordinuar veprimet hetimore.

“Gjatë zhvillimit të hetimeve nga hetuesit e stacionit policor Istog, është vërtetuar- zbuluar se personi E.U. ka paraqitur rrejshëm veprën penale të cilësuar si ‘Vjedhje e rëndë’. I njëjti gjatë intervistimit nga hetuesit ka pranuar se shumën e parave të cekura, i kishte humbur duke luajtur në sistemin e lojërave të fatit dhe nuk i kishte marrë askush”, thuhet në komunikatë.

I njëjti, nga personi viktimë për veprën “Vjedhje e rëndë”, tani është i dyshuar për veprën penale “Deklarim i rremë”, dhe me vendim të prokurorit shtetit është liruar në procedurë të rregullt.