Kronikë

Dy të vrarë në Durrës

Ish-drejtuesi i policisë Ervin Dalipaj dhe Xhino Dautaj u vranë sot në një sulm me armë zjarri në mesditë pranë fshatit Sukth të Durrësit, brenda një automjeti, ndërsa ishin në udhëtim e sipas.

Sipas njoftimeve të policisë, sulmi me armë zjarri ndodhi në mbikalimin e Sukthit dhe forcat e rendit po hetojnë nga mesdita të identifikojnë dhe të kapin autorët.

Ervin Dalipaj, 37 vjeç, ka qenë 4 vjet më parë shef i krimit ekonomik në Tiranë, por u shkarkua nga detyra me ndryshimin e drejtuesve të policisë në 2013.

Të dy viktimat e atentatit të sotëm, që humbën jetën nga një mori prej mbi 20 plumbash, kanë qenë të dyshuar për dy vrasje në vite të kaluara.

Dalipaj ishte shpallur person në kërkim, i dyshuar si bashkautor në vrasjen e shtetasit Gazmend Çollaku, ndërsa autori tjetër i dyshuar i kësaj vrasje, Denis Shtraza u arrestua.

Në punën e tij policore Dalipaj mbahet mend që si shef i anti-krimit ekonomik urdhëroi arrestimin për kontrabandë ilaçesh babain e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, akuza, të cilat u rrëzuan pas pak kohe.

Ndërsa viktima e dytë e atentatit të sotëm, Dautaj, u dyshua për një vrasje në Vlorë 5 vjet më parë, por pas hetimeve ai doli i pafajshëm.