Kronikë

169 gjoba për 245 pronarë të automjeteve të transportit publik

Foto: Driton Paçarada / KD

Policia e Kosovës (PK) vazhdon angazhimin shtesë me aktivitete dhe plane konkrete policore, që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafik dhe uljen e aksidenteve, njofton kumtesa policore.

Njësiti për Kontroll të Autostradave të Kosovës përveç aktiviteteve tjera javën e kaluar ka implementuar planin operativ "Kontrolli i automjeteve të transportit publik", ku në fokus kanë qenë kontrollimi i autobusëve, kombibusëve si dhe automjetet e taksive, transmeton Koha.net.

Gjithsejtë janë realizuar 35 pika kontrolli, janë kontrolluar rreth 245 automjete, ndërsa janë shqiptuar 169 gjoba si dhe janë konfiskuar tri palë targa për kundërvajtje, si në vijim:

1. Mungesa e kontrollit 6 mujor të mjeteve transportuese, 17 tiketa,

2. Pa regjistrim, 5 tiketa,

3. Mungesa e aparatit të zjarrit, 44 tiketa,

4. Tejkalim nga ana e djathtë, 2 tiketa (masë mbrojtëse 3 muaj),

5. Mungesa e pajisjeve rezervë, 24 tiketa,

6. Drita të parregullta, 15 tiketa,

7. Pasagjer më tepër, 7 tiketa,

8. Vendosja e foliave/errësimit në xhama, 12 tiketa,

9. Parafango e dëmtuar, 4 tiketa,

10. Përdorimi i telefonit, 3 tiketa,

11. Vozitje pa patentë shofer, 1 tiketë,

12. Mospërdorimi i rripit të sigurisë, 7 tiketa,

13. Parregullsi në tahograf, 9 tiketa,

14. Ndalesa pa stacion, 8 tiketa,

15. Tejkalim i shpejtësisë, 5 tiketa,

16. Të tjera, 6 tiketa.