Kronikë

Rrahje masive në Gjilan, lëndohet një grua

Foto: Ilustrim

Gjashtë persona janë përfshirë në një rrahje pas mosmarrëveshjes që kanë pasur në Gjilan.

Një grua ka mbetur e lënduar ndërsa një person tjetër është arrestuar si pasojë e kësaj rrahje.

“Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.