Kronikë

30 ditë paraburgim për të miturin që shfrytëzoi seksualisht një 16 vjeçare në Gjilan

Foto: Koha / ilustrim

Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të miturit F. V.

Përmes një komunikate për media Gjykata bën të ditur se, “i mituri dyshohet se ka shfrytëzuar seksualisht të miturën nën moshën 16 vjeçare”.

Me këto veprime i mituri F. V., ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjeçare, nga neni 235 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për të Mitur, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit, pasi që për këtë vepër parashihet një dënim mjaft i lartë prej 10 deri 20 vite burgim, si dhe natyrën dhe ndjeshmërinë e kësaj vepre, gjithashtu edhe ndikimin tek e dëmtuara, gjë që do të pamundësonte rrjedhën normale të procedurës penale”, thuhet në komunikatë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.