Planifikonte vrasjen e trefishtë, arrestohet 35-vjeçari në Pogradec Foto: Reuters / ilustrim

Planifikonte vrasjen e trefishtë, arrestohet 35-vjeçari në Pogradec

25 prill 2017 13:20

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 35-vjeçar nga fshati Rëmenj, i cili ishte duke planifikuar një vrasje.

Informacionet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Lorenc Kuqo, ishte në vëzhgim nga policia pas disa konflikteve të mprehta për motive të dobëta L. T dhe dy nipërit e tij, D. M dhe E. M. Këto raste janë ndjekur dhe dokumentuar në periudha të ndryshme kohore nga policia, ku Kuqo ka pasur si synim vrasjen e këtyre të fundit, raporton Tch.

Ngjarja e rëndë cila ishte planifikuar të realizohej në një lokal, çka mund të rrezikonte jetën edhe të personave të tjerë frekuentues të lokalit, por policia ndaloi në kohë 35-vjeçarin.

Në pranga është vënë gjithashtu dhe një 31-vjeçar nga Pogradeci, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i tij.

Policia ka sekuestruar një automatik kallashnikov, mjetin tip Volksvagen, një maskë dhe 5 telefona celularë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme