Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre aksidente me 4 të lënduar në Mitrovicë në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, ka njoftuar se në rajonin e Mitrovicës kanë ndodhur 3 aksidente komunikacioni nga të cilat kanë mbetur të lënduar katër persona.

Në fshatin Skromë të Vushtrrisë, dje në orën 08:33, raportohet se i dyshuari, përderisa ishte duke drejtuar traktorin, nga pakujdesia ka dalë nga rruga dhe rrokulliset.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Si pasojë e aksidentit, drejtuesi pëson lëndime trupore dhe i njëjti dërgohet në QKUK-Prishtinë”, njofton PK.

Aksidenti tjetër, ky mes një veture dhe një motoçiklete, ka ndodhur në rrugën “Safet Boletini”, Mitrovicë në orën.

“Deri tek aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën me targa lokale, nga pakujdesia godet motoçikletën që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar”, njofton PK.

Viktima pëson lëndime trupore dhe i njëjti dërgohet për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.

Kurse në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, po dje në orën 17:50, raportohet se i dyshuari mashkull, shqiptar i Kosovës, gjersa ka qenë duke lëvizur në rrugë me veturën e tij, nga pakujdesia ka goditur dy këmbësorë, viktimat meshkuj, shqiptarë të Kosovës.

“Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK”, ka bërë me dije Policia e Kosovës, raporton Koha.net.