Kronikë

Arrestohen dy persona pasi ekspozojnë armët në Facebook

Në sheshin “Mujë Krasniqi” të Klinës, dje Policia ka arrestuar dy persona pasi të njëjtit, më 22 prill në ora 12:00, kanë postuar në rrjetet sociale fotografi me armë.

“Më datën 24.04.2017 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë ekspozuar fotografi me armë në rrjetet sociale. Njësiti policor ka konfiskuar armën me dy karikatorë me 30 fishekë”, thotë Policia, raporton Koha.net.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.