Kronikë

Dy të vdekur nga gripi në Tiranë

Foto: Ilustrim

Numri i të prekurve nga gripi në Tiranë, është rritur ndjeshëm.

Por, më shqetësuese është situata me ata që janë prekur nga gripi dhe vuajnë nga komplikacionet e rënda. Në Sanatoriumin e Tiranës dy persona kanë humbur jetën, ndërsa mësohet se reparti i reanimacionit është i mbushur plot me të sëmurë, raporton topchannel.

Viktima që ka humbur jetën një natë më parë ka qenë i prekur nga gripi dhe më pas i është shtuar komplikacioni i pneumonisë akute. Personi i dytë që ka ndërruar jetë ka qenë sot rreth orës 10:30.

Mjekët nuk pranojnë se personat kanë ndërruar jetë për shkak të gripit, por konfirmojnë se sallat e reanimacionit janë të mbushura me pacientë të cilët janë të prekur rëndë nga gripi.