Kronikë

Burdushi ka nisur grevë urie

Descriptive Text

Avokati Asdren Hoxha ka konfirmuar se klienti i tij, Hysni Peqani, i njohur si Burdushi, ka nisur sot grevë urie.

Lajmin avokati e ka bërë publik në profilin e tij në “Facebook”.

Mjeku popullor Burdushi ka paralajmeruar dje se për sot do të niste një grevë urie, duke u ankuar se po diskriminohet për shkak të përkatësisë së tij etnike.

Lajmin e kishte konfirmuar avokati i tij, Asdren Hoxha, transmeton kallxo.com.

Sipas avokatit, Burdushi nuk është marrë në pyetje nga prokuroria qe tre muaj dhe kjo është njëra nga arsyet e grevës.