Kronikë

Therje me thikë në Parkun e Qytetit

Një therje me thikë ka ndodhur dje te Parku i Qytetit në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh, tre persona të panjohur, e kanë sulmuar me thikë një mashkull, të cilit edhe i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Nga lëndimet, ai është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Të dyshuarit viktimës ja kishin grabitë një qante në të cilën kishte të holla dhe një telefon celular. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, nuk raportohet për një të arrestuar”, thuhet në raport.