Kronikë

Kapen mes paletave në kamion 4 shqiptarë në Spanjë duke kaluar ilegalisht në Irlandë

Policia spanjolle ka arrestuar 4 shqiptarë të cilët ishin fshehur brenda një kamioni në tentativë për të shkuar ilegalisht në Irlandë.

Pas ndalimit të kamionit, zyrtarët e Gardës Civile Spanjolle i gjetën 4 shqiptarët të fshehur midis paletave prej druri brenda një kamioni në tragetin që shkonte për Irlandë.

Kontrolli i kamionit është realizuar në portin Santander të Spanjës. Shqiptarët ishin shtrydhur brenda paletave kur policia u ka shkuar me elektrikë dore dhe i ka arrestuar, raportojnë mediat vendase.

Nuk bëhet me dije identiteti i 4 shqiptarëve të arrestuar, por mediat raportojnë se është rritur numri i emigranteve që tentojnë të kalojnë kufirin ilegalisht duke përdorur kamionët si mundësi e duke kaluar në Irlandë apo Angli.