Kronikë

Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Gjermani

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Gjermani. Mësohet se një 25-vjeçar nga Delvina është vrarë me thikë nga një shtetas afrikan.

Vrasja ka ndodhur para pak ditësh dhe 25-vjeçari shqiptar që mbeti viktimë është Ridjan Myftari, i cili ishte emigrant prej pak muajsh në Gjermani.

I riu nga Delvina ka qenë së bashku me një kushëririn e tij kur janë konfliktuar me afrikanin, i cili ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar 2 shqiptarët. Kushëriri i Myftarit mësohet se është qëlluar 6 herë me thikë ndërsa i ndjeri, vetëm një herë, shkruan gazeta Shqip.

Njëri prej shqiptarëve është goditur 6 herë me thikë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut. Por Ridjan Myftari, megjithëse është goditur vetëm 1 herë me thikë, goditja ka qenë fatale për jetën e tij dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.