Kronikë

Nga tri vjet burgim për trafikimin e 19 kilogramëve drogë në Kamenicë

Gjykata Themelore në Gjilan i ka dënuar me nga tri vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë të akuzuarit I.Rr. dhe A.RR. për trafikim droge në Kamenicë.

“Të akuzuarit, me datë 26.08.2018 në fshatin Novosellë të Komunës së Kamenicës, janë zënë nga zyrtarët policor në flagrancë duke shkarkuar substancën narkotike nga vetura e tyre dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre është gjetur sasi e përgjithshme e llojit “marihuanë” prej 19.370 gramë, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.