Kronikë

Dëmtoi një xhami, arrestohet një burrë në Podujevë me të meta psikike

Në fshatin Kaçibeg të Podujevës sot është arrestuar një burrë me dyshimin se ka dëmtuar derën dhe dy dritare të një xhamie, transmeton Koha.net.

Policia e Kosovës bën të ditur se i dyshuari është me të meta psikike, derisa rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar (me të meta psikike), pasi që i njëjti, dyshohet me një mjet të fortë-çekan kishte dëmtuar derën e objektit fetar-xhamisë dhe kishte thyer edhe dy dritare të këtij objekti”, thotë PK.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.