Kronikë

Ther vëllanë me thikë, arrestohet

Në fshatin Llabjan, Pejë është arrestuar një person pasi ka therur me thikë vëllanë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili fillimisht pas një mosmarrëveshje verbale ka sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë vëllanë e tij viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima si pasojë e lëndimit në pjesën e gishtave të dorës ka marrë tretman mjekësor”, thuhet në raport.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.