Kronikë

Policia e Kosovës kërkon nga shoferët të jenë më të kujdesshëm, paralajmëron masa ndëshkuese

Descriptive Text

Policia e Kosovës, kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.

“Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor”, thuhet në raportin e Policisë, transmeton Koha.net.

Po ashtu, Policia njofton se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi.

Para pak orësh, ndodhi një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person u godit nga një veturë.