Kronikë

Për mashtrim, dy vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë

Foto: Koha / ilustrim

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale I.A. nga Prizreni, për shkak se ka kryer veprën penale mashtrim, njofton kumtesa, trasnmeton Koha.net.

Ai është shpallur fajtor dhe është dënuar me gjobë në shumën prej 1000 euro si dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 2 vjetësh.

I akuzuari më 28.02.2013, në kohë të pacaktuar, në Prizren, me paraqitje të rreme të fakteve e mashtron personin tjetër, të dëmtuarin me iniciale F.SH., duke bërë pazar rrethe një prone prej 15 ari vend- truall, në vlerë rrethe 28.000 (njëzetetetëmijë) euro.

I dëmtuari, F.SH. e paraprakisht e kishte bërë pagesën, 18 mijë euro përmes “Raiffaisen Bank” dhe 10 mijë euro përmes “ProCredit Bank” të pandehurit me iniciale I.A. i cili këtë pronë ia kishte shitur edhe një personi tjetër.