Kronikë

Konfiskim armësh dhe municioni në Prishtinë

Foto: Policia e Kosovës

Sot nga njësitet policore të stacionit të Veriut në Prishtinë, është kryer një operacion bastisjeje në rrugën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë, njofton kumtesa nga Policia, transmeton Koha.net.

Ky operacion bastisjeje, në një shtëpi në këtë rrugë ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e:

  • një pushke automatike AK-47,
  • një revole e vjetër,
  • 6 granata dore,
  • 205 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm si dhe
  • disa pajisje shtese te armeve.

Ndaj dy personave të dyshuar është iniciuar rasti për veprën, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Të njëjtit janë intervistuar nga ana e policisë për tu proceduar më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.