Një muaj paraburgim, lëndoi bashkëshorten dhe djalin

Një muaj paraburgim, lëndoi bashkëshorten dhe djalin

21 shkurt 2017 16:45

Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit nga Prizreni cili dyshohet se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Prizren, 21 shkurt - Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit nga Prizreni me iniciale S.L.

I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 20.02.2017, rrethe orës 03.00 të mesnatës, në rrugën ,, Janina,, konkretisht në shtëpinë e tij, me qëllim që ta sulmojë dhe t’i shkaktojë lëndim trupor personit tjetër, në atë mënyrë që me t’u kthyer në shtëpi nën ndikimin e alkoolit me 1.68% fillimisht e fyen të dëmtuarën, bashkëshorten e vet, me fjalë dhe më pas e godet në pjesë të ndryshme të trupit. I dëmtuari, djali i tij, pasi e dëgjon zhurmën në mes të prindërve, me qëllim që t’i dalë në mbrojte nënës së tij, sulmohet nga i pandehuri, duke iu shkaktuar lëndime trupore të dyve.

Me këtë veprim i pandehuri me iniciale S.L. dyshohet se ka kryer veprën penale , lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par.3 pika 3.1 të KPRK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme