Kronikë

Pesë të arrestuar për 30 vjedhje në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të cilët dyshohet se kanë qenë pjesëmarrës në 30 vjedhje në Prizren.

Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, ndërmjet datave 15 dhe 17 janar 2019, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar pesë persona të dyshuar:

E. SH, 19 vjeç, shtetas i Kosovës

A. SH, 26 vjeç, shtetas i Kosovës

G. E, 21 vjeç, shtetas i Kosovës

A. K, 20 vjeç, shtetas i Kosovës

B. SH, 21 vjeç, shtetas i Kosovës

Ndërsa në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

një biçikletë

një lopë

10 dele

Dy televizorë

Dy laptopë

Vegla pune

Një motosharrë

Gjashtë shpues (hillt)

Një thithëse elektrike

Një makinë larëse të automjeteve

Dy aparate të kafesë dhe

Gjësende tjera që ndërlidhen me këto vepra penale

Gjërat e sekuestruara pas procedurave të nevojshme, u janë kthyer pronarëve legjitim. Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit, të dyshuarit janë ndalur për 48 orë.