Kronikë

Tenton të vetëvritet një grua në Gjakovë

Descriptive Text

Policia e Kosovës bën të ditur përmes një komunikate për media se dje rreth orës 22:20 një grua në Gjakovë ka tentuar të vetëvritet.

Një gjë të tillë ajo ka tentuar ta bëjë duke përdorur sasi të pa kontrolluar të medikamenteve, transmeton Koha.net. Nuk dihen shkaqet e kësaj tentim vetëvrasje.

“Një grua, shqiptare, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, pasi që e njëjta ka tentuar të vetëvritet duke përdorur sasi të pa kontrolluar të medikamenteve. Njësit policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në komunikatë.