Kronikë

Grabitje e armatosur në një bastore sportive

Ka ndodhur një grabitje e armatosur në një bastore sportive në fshatin Doganaj , Kaçanik.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se derisa ishte ne vendin e punës në lokalin bastore sportive, kanë hyrë dy persona të dyshuar e të maskuar, nën kërcënimin e armës-revole, kanë grabitur nga arka para dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje thuhet se nuk raportohet për të lënduar.

Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante Policore dhe me vendimin e Prokurorit, rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.